Bundesliga

James dhe Lewandowski i japin fitoren Bayern-it ndaj Schalke-s

Bayern Munich nuk ndalet edhe ndaj Schalke 04. Kampionët në fuqi kanë fituar me rezultatin 2-0 në Veltins Arena të Gelsenkirchenit dhe tani janë katër fitore në katër ndeshjet e paratë sezonit të ri të Bundesliga-s.

Bavarezët e nisëm mirë që në fillim të takimit dhe zhbllokojnë rezultatin me golin e James Rodriguez në minutën e 8’. Ylli kolumbian shënon një gol të pazakontë me kokë nga goditja këndore. Minutat në vazhdim flisnin vetëm për të besuarit e Kovac, të cilët kanë gabuar shumë para portës së Schalke-s dhe pas pushimit rezultati mund të ishte 3 apo 4 me zero.

Në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi, Bayern mbeti në kontroll të ndeshjes dhe dyfishon rezultatin me golin e Robert Lewandowski-t nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 64’. Në minutat e mbetura ndeshja nuk kishte më histori, Bayern nuk e uli ritmin dhe ruajti rrjetën të paprekur duke mos lejuar Schalke të rifutet në lojë. Me këtë ritëm, bavarezët nuk do të kenë rivalë as këtë sezon.

Më shumë nga Bundesliga