Bundesliga

“James është zhgënjyer nga largimi i trajnerit Ancelotti”

“James është zhgënjyer nga largimi i trajnerit Ancelotti”

James Rodriguez duket se nuk e ka pritur aspak mirë largimin e ish-trajnerit të Bayern-it, Carlo Ancelotti. Madje, pas shkarkimit nga puna të italianit, ka pasur spekulime se mesfushori po mendon largimin.

Javi Martinez, shoku i tij i skuadrës dhe një nga të vetmit i cili flet gjuhën e tij, për “EFE” e ka pranuar se kolumbiani është mërzitur nga lajmi: “Sigurisht, James-it nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i klubit, sepse Carlo është një trajner i madh dhe një njeri fantastik”, – ka thënë mbrojtësi.

26-vjeçari është huazuar për dy vite nga Real Madridi me kërkesë të veçantë të Don Carlo-s. Italiani ka pasur një marrëdhënie të veçantë me të. Gjithsesi, Martinez është i bindur se James nuk do të lihet jashtë vëmendjes. “Në fund të fundit, të gjithë jemi profesionistë dhe duhet të shohim përpara. James e di këtë. Ne po e ndihmojmë dhe ia dimë vlerat. Ai do të na ndihmojë për të pasur sukses”.

Urojmë që kjo të kthehet në fakt, sepse deri tani James nuk ka luajtur mirë në Mynih.

Më shumë nga Bundesliga