NBA

James Harden: Houston pretendent, kemi skuadër për titull

Sezoni i ri 2017-2018 në NBA është në prag dhe mes ekipeve pretendente për titull është edhe Houston Rockets, që falë disa përforcimeve shpreson të jetë një konkurrente e denjë. James Harden, lojtari-lider i skuadrës teksane këtë vit do të ketë edhe mbështetjen e Chris Paul e Trevor Ariza, një trio që pritet të bëjë diferencën në parket. I bindur në suksesin këtë sezon është “mjekra” Harden, që beson te titulli edhe pse pranon se konkurrenca në Konferencën e Perëndimit është e madhe. “Pothuajse të gjitha ekipet kanë përforcuar, ndaj dhe rivaliteti është i madh. Por po përgatitemi mirë, për të përballuar me sukses një sezon të gjatë dhe të vështirë, pa patur frikë nga askënd”, u shpreh James Harden.

Harden dhe Westbrook, dy me te miret e sezonit te kaluar ne NBA

Ylli i ekipit të Houston shpreson që këtë vit, në aspektin personal, të fitojë trofeun e MVP, pasi vjet u rendit i dyti në këtë garë, pas Westbrook. “Unë do të jap maksimumin në fushë, duke dhënë më të mirën për skuadrën dhe fituar sa më shumë ndeshje. Uroj që të kem një tjetër sezon po kaq produktiv si ai i vitit të kaluar, duke ndihmuar skuadrën të trimfojë në Perëndim dhe më pas të synojmë titullin në NBA”, u shpreh Harden, 28 vjeç, një nga baskebollistët më të mirë të NBA-së, që vjet shkëlqeu në kampionat. Këtë sezon ai do të ketë në krah edhe Chris Paul, një dyshe që pritet të bëjë diferencën në parket, ndërkohë që edhe Trevor Ariza e Eric Gordon pritet të jenë në formacionin titullar.

Më shumë nga NBA