NBA

James Harden prenoton titullin: Këtë vit jemi më të fortë

James Harden dhe Houston synojnë të ndalin dominimin e dyshes Golden State-Cleveland në NBA, duke shpresuar që të fitojnë titullin kampion. Ardhja e Chris Paul te skuadra teksane ka rritur ndjeshëm shpresat për trofeun e madh edhe pse Rockets do të kenë një betejë të fortë në Konferencën e Perëndimit. “Rivaliteti është i madh, por edhe vjet tentuam deri në fund fitoren. Nuk tërhiqemi dhe jemi gati për një betejë të fortë”, tha James Harden, i njohur me emrin “mjekra”.

Houston enderron titullin me dyshen Harden-Paul

Ylli i NBA-së, që do të bëhet basketbollisti më i paguar në histori, do të luajë me Paul në “Dreë League” që nis ditën e diel, një dyshe ëndrrash që pritet të vërë në vështirësi mbrojtjet kundërshtari. “Ky turne veror do të jetë një mënyrë e mirë për t’u njohur me lojën e njëri-tjetrit, pasi sezoni do të jetë i gjatë dhe besoj se do të arrijmë të triumfojmë. Jemi më të fortë krahasuar me një vit më parë dhe shpresoj të vënë në vështirësi të gjitha ekipet e tjera rivale”, deklaroi Harden për mediat.

Më shumë nga NBA