Connect with us

NBA

James-Irving-Love 101 pikë, Cleveland shkatërron Lakers

Kampionët e Cleveland janë rikthyer te fitorja në kampionat, duke triumfuar në fushën e Lakers me shifrat 125-120 dhe rujanë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Në fushë për ekipin kampion është rikthyer edhe treshja James-Irving-Love, duke bërë diferencën dhe realizuar së bashku 101 pikë. Fakt që tregon se Cavaliers nuk bën dot pa këtë trio, ndërkohë që për Lakers u dallua Russell me 40 pikë, por që mbetën për statistikë. Në Perëndim fiton skuadra e San Antonios, që mundi 118-102 Sacramento dhe qëndron ngjitur Warriors në renditje. Ndeshje e komanduar nga Spurs, ku kolektiviteti i ekipit vendës bëri diferencën, me Pau Gasol që ishte shënuesi më i mirë me 22 pikë. Fiton edhe Detroit, që mundi 112-95 Phoenix, ndeshje ku diferencën e bëri Pope, autor i 23 pikëve.

Nga ndeshja Utah Jazz-Orlando

Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 115-104 nga Portland, humbje që ndërlikon pozitat e skuadrës nga Florida në renditje. Edhe pse Johnson realizoi 24 pikë për Miami ato mbetën për statistikë, ndërsa për Portland u dallua Lillard me 49 pikë, më i miri në parket. Toronto mposhti 116-91 Indiana, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase, që korri fitoren e 41-të sezonale falë 22 pikëve të DeRozan. Fiton jashtë fushe Dallas, që mposhti 111-104 Brooklyn, duke korrur suksesin e 30-të sezonal. Veterani Dirk Nowitzki me 23 pikë ishte më i miri në fushë për Maveriks. Surprizon Philadelphia, që mundi 105-99 Boston, skuadrën e dytë në renditje në Lindje, sfidë ku u dallua Saric me 23 pikë (27 pikët e Horford për Celtics mbetën për statistikë).

REZULTATET E SOTME

Brooklyn – Dallas, 104-111

Philadelphia – Boston, 105-99

Detroit – Phoenix, 112-95

Miami – Portland, 104-115

New Orleans – Minnesota, 123-109

Toronto – Indiana, 116-91

San Antonio – Sacramento, 118-102

Lakers – Cleveland, 120-125

Më shumë nga NBA