Bundesliga

James Rodriguez kërkon rikthimin te Real Madrid

James Rodriguez megjithëse ka vetëm disa muaj që është huazuar për dy vite te Bayern Munich, është duke kërkuar rikthimin te Real Madrid pas largimit të Carlo Ancelotti.

Rodriguez u lejua të largohej nga Bernabeu gjatë verës pasi nuk arriti të ishte një titullar i skuadrës së Zinedine Zidane dhe u ribashkua me Ancelotti-n, trajnerin që e mori në Madrid nga Monaco në vitin 2014.

Por ai po kalon një start të vështirë në Allianz Arena dhe është fërshëllyer në pushimin e pjesës së parë gjatë humbjes 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League, që vulosi edhe fatin e Ancelotti-t.

Carlo Ancelotti was sacked by Bayern Munich following a poor start to the Bundesliga season

Ai u la në stol në barazimin 2-2 të Bayern ndaj Hertha Berlin dhe tani ekziston frika që Këpuca e Artë e Kupës së Botës 2014 nuk do të luajë shumë minuta pas largimit të Ancelotti-t.

Sipas faqes zyrtare Diaro Gol, Rodriguez gjithashtu nuk është duke u adoptuar mirë me jetën gjermane dhe nuk po e shijon klimën e ftohtë. Ai gjithashtu e ka të vështirë të komunikojë me shokët e ekipit për shkak të gjuhës.

The Colombian midfielder faces more time on the substitutes bench under Jupp Heynckes

Por 26-vjeçari nuk do të ishte i mirëpritur te Real Madrid dhe nëse do të prishte huazimin do të largohej përfundimisht nga Real Madrid në fund të sezonit.

Zidane nuk u bind asnjëherë nga Rodriguez dhe e lejoi të largohej për t’i mundësuar më shumë minuta Marco Asensio, i cili e ka shfrytëzuar më së miri mundësinë e dhënë nga trajneri.

Më shumë nga Bundesliga