Futboll

Jashanica: “Me 90% largohem në dhjetor, e veçantë ndaj Partizan Beograd”

Në mënyrë absolute ka qenë Bajram Jashanica protagonisti kryesor i mbrëmjes në Korçë, aty ku Skënderbeu fitoi me rezultatin 2-1 përballë Laçit, me gol të kosovarit, dhe gjithashtu me një ndërhyrje të gabuar të tij, që i dhuroi kurbinasve një penallti në minutat e fundit të lojës, fatmirësisht e neutralizuar nga Shehi. Në përfundim të ndeshjes Jashanica ka zbuluar se me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e korçarëve në gjysmën tjetër të sezonit.

“Jam i kënaqur për golin por më shumë për fitoren. Me 90 % largohem në dhjetor, nëse vijon kjo performancë e mirë si me Skënderbeun dhe me Kosovën. Kam komunikuar edhe me presidentin, me gjasa shkoj në një ekip më i mirë. Para ndeshjes me Partizanin e Beogradit kemi takimin me Lushnjën. Është e vërtetë që ne nga Kosova vazhdojmë akoma të ndjejmë pasojat e dhunës dhe masakrës së ushtruar nga shteti serb, ndaj është padyshim ndeshja më e veçantë për mua. Duhet ta fitojmë me çdo kusht”, deklaroi Bajram Jashanica.

Më shumë nga Futboll