RUSI 2018

Jashtë edhe Spanja! Rusia vuan për 120 minuta por fiton me penallti

Spanja është jashtë Kupës së Botë! Pas 120 minutave lojë, ishin penalltitë ato që vendosën se kush do të kalonte në çerekfinale dhe fati i ka buzëqeshur mikpritësve. Ishte një ndeshje ku rusët u mbrojtën për 120 minuta dhe u shpërblyen në fund.

988987874

Spanja e nisi ndeshjen me gol që në minutën e 12’ kur Sergio Ramos provokon Ignashevich, lojtari më i vjetër që bën një autogol në Kupën e Botës (38 vjeç), të shtyjë topin në rrjetën e tij. dukej sikur Spanja do ta kishte të lehtë me golin e shënuar por ndodhi krejt e kundërta.

988987712

Rusët filluan të luanin mirë dhe të krijonin mundësi shënimi ndaj një Spanje të turbullt në mendime dhe veprime. Në minutën e 41’ vjen goli i barazimit nga pika e bardhë e penalltisë pas topit të prekur me dorë nga Pique brenda zonës. Pas pushimit Spanja ka thuajse 80% të mbajtjes së topit por vuan të krijojë hapësira ndaj Rusisë që është rreshtuar e tëra në prapavijë.

988981518

Mundësia e parë për shënim vjen nga Iniesta i futur në mesin e pjesës së dytë. Dominimi i Spanjës vazhdoi edhe pas 90 minutave të rregullta, në kohën shtesë. Madje iberikët kishin disa mundësi të mira por muri rus qëndroi i fortë deri në fund dhe fatin e ndeshjes e kanë vendosur penalltitë, për të parën herë në këtë turne. Dhe fatin në penallti e kanë pasur rusët.

988980892

Më shumë nga RUSI 2018