Seria A

Javier Zanetti: Ky është derbi im i preferuar

Në një intervistë të dhënë për Inter TV, zëvendëspresidenti dhe ish-kapiteni zikaltër, Javier Zanetti, ka folur për derbin, golin e tij të vetëm të realizuar kundër Milan dhe ka zgjedhur ndeshjen e preferuar kundër kuqezinjve:

“Goli im i parë dhe i vetëm në derbi ka ardhur në sezonin 1998/99, kur po humbnim 2-1 pas dy golave të Leonardo-s. Falë një shpikjeje të bërë nga Taribo West, që më ka dhënë një top në thellësi, kam arritur të godas portën pas daljes së Abbiati-t, teksa tifozët tanë kanë shkuar në delir”.

“Derbi im i preferuar? Mbetet ai i vitit të Tripletës: ai sezon ka qenë i paharrueshëm për të gjithë ne. Kemi treguar superioritetin tonë në një ndeshje shumë të rëndësishme, duke fituar 4-0”.

Më shumë nga Seria A