MMA

Jedrzejczyk: Do ta rimarr titullin kampion, ai është pronë e imja

Kampionia polake e arteve marciale mikse Joanna Jedrzejczyk po përgatitet për eventin e UFC-223, që zhvillohet më 7 prill në Nju Jork, ku do të duelojë sërish ndaj Rose Namajunas, për titullin kampion bote në artet marciale mikse, në peshën “strawweight”. Përballja e parë zhvilluar vjet në nëntor u fitua nga sportistja amerikane me “KO”, duke u konsideruar rezultati surprizë i vitit 2017 në UFC. Por tashmë ka ardhur koha për të zhvilluar revanshin, që do të jetë po kaq interesant sa edhe sfida e parë.

Nga dueli mes Joanna Jedrzejczyk dhe Rose Namajunas

Në eventin e fundit të UFC-217, nuk arrita të jap më të mirën time në kafaz, por e di mjaft mirë se ku gabova dhe përse dështova, cili ishte problem që vendosi edhe humbjen time. Tani dua të korrigjoj gabimet e bëra në atë sfidë të barë ndaj Namajunas dhe të rimarr titullin kampion në peshën “strawweight”. Kam edhe një muaj kohë për t’u përgatitur për këtë revansh”, u shpreh Joanna Jedrzejczyk, që në UFC numëron 14 fitore dhe vetëm një humbje në kafaz.

Joanna Jedrzejczyk ish-kampione e botes

Më tej, kampionia polake e arteve marciale mikse, shtoi: “Peshoj vetëm 1kg më shumë se pesha masatare, por kjo nuk do të jetë problem këtë herë gjatë peshimit dhe do të jem në 100% të formës, ndryshe nga hera e parë, kur ulja në peshë më shkaktoi mjaft probleme. Ndihem mirë fizikisht e mendërisht dhe jam gati për të rimarë atë titull që e kam mbajtur për 3 vjet”, deklaroi për mediat Joanna Jedrzejczyk.

Më shumë nga MMA