Connect with us

Bundesliga

“I jepet shumë rëndësi lojtarëve, këtu vendosim ne”

Inter vazhdon të ëndërrojë blerjen e Arturo Vidal nga Bayern Munich, por klubi bavarez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori kilian, që është blinduar edhe nga Carlo Ancelotti. Zikaltrit kanë edhe një marrëveshje me ish-juventin, i cili do të kthehej me dëshirë në Itali, por gjithçka është bllokuar nga muri bavarez.

Në një verë ku shumë lojtarë kanë prishur marrëdhëniet e tyre me klubet, braktisin stërvitjet dhe forcojnë shitjen, në një mënyrë ose në një tjetër, bën përjashtim, siç ndodh shpesh, Bayern Munich, që nuk është përkulur kurrë para tekave të lojtarëve të vet. Edhe presidenti Uli Hoeness ka dashur ta përforcojë filozofinë e klubit, duke shuar çdo thashetheme të merkatos mbi Vidal dhe jo vetëm: “Besoj se në ditët e sotme i jepet shumë rëndësi lojtarëve. Ne të Baryen-it, nga ana jonë, veprojmë ndryshe: nëse Bayern, për shembull, vendos se futbollist nuk është në shitje, ai nuk lëviz nga Mynihu”.

Më shumë nga Bundesliga