Connect with us

Premier League

Jesus e pranon: Marr këshilla nga më i miri i të gjitha kohërave

Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus, ka zbuluar se ai flet shpesh me legjendën e Brazilit dhe Real Madrid, Ronaldo. 20-vjeçari ka thënë: “Sa herë që mund të kem ndonjë pyetje ose një dyshim, mund të pyes atë”. Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, Jesus ka zbuluar se ai ishte i nderuar nga deklarata e Ronaldo, i cili ka thënë se Jesus i kujtonte veten. Ish-ylli i futbollit ndërkombëtar ka thënë për 20-vjeçarin se: “Kur e shikoj, më kujtohet vetja ime”. Ronaldo, i njohur si “Fenomeni”, konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë të historisë.

Numrin e tij 9 te kombëtarja verdhjeshile e ka marrë pikërisht Jesus. “Fjalët e tija janë një nder i madh”, ka thënë Jesus. “Ne flasim shumë dhe unë e di se sa herë që mund të kem paqartësi, mund të pyes atë. Ndihem shumë i privilegjuar për këtë. Ai ka qenë lojtari më i mirë që kam parë të luajë”.

Më shumë nga Premier League