Futboll

Jesus rrëfen sekretin e jetës: “Jam stërvitur në burgun e Brazilit”

Gabriel Jesus ka zbuluar në mënyrë mbreslënëse se si ai luante futboll në një burg, teksa rritej në Brazil. Ylli i sulmit të Manchester City ka rrëfyer se zgjohej që në orën 5 të mëngjesit, vetëm për të mundur të zhvillojë aftësitë e tij, si një talent në rritje. Në një intervistë për “Four Four Two”, 20-vjeçari tregoi për historinë e tij të jashtëzakonshme, teksa i duhej të stërvitej në një fushë brenda ambienteve të një burgu në brazil.

Rezultate imazhesh për gabriel jesus prison

“Fusha ndodhej brenda burgut “Romao Gomes”, por i përkiste gardianëve dhe policëve, ndonëse nuk ishte larg djemve të këqinj. Aty luanin vetëm policët. Kurrë nuk jam ndjerë i frikësuar atje. Normal, shkoja atje shumë herët në mëngjes. Shpesh herë largohesha nga shtëpia në orën 5 ose 6 të mëngjesit”, rrëfeu Jesus, i cili ka treguar se si mamaja e tij luan rolin e zëvendëstrajnerit të Pep Guardiola dhe është kritikja e tij më e madhe. “Gjëja për të cilën ajo ankohet më shumë është pozicioni jashtë loje. Ajo më thotë: ‘Hajde tani Gabriel, shiko, mos qëndro në pozicion jashtë loje dhe godite portën’”, vijoi Jesus.

Më shumë nga Futboll