Fitnes

Jeto si profesionist, ja çfarë bëjnë Messi dhe Ronaldo për të ruajtur formën

Mike Watts është një nga trajnerët që punon për kompaninë e njohur sportive amerikane Under Armour, i cili ka shpjeguar disa nga postimet e fitness-it të bëra në Instagram nga yjet e futbollit botëror.

Mike Watts është një nga trajnerët që punon për kompaninë e njohur sportive amerikane Under Armour, i cili ka shpjeguar disa nga postimet e fitness-it të bëra në Instagram nga yjet e futbollit botëror.

 

Cristiano Ronaldo (@cristiano)

“Ushtrimet me litarë janë një shumë të mira nëse ke pësuar një dëmtim në pjesën e poshtme të trupit”, ka thënë Watts.“Përfshijeni këtë ushtrim në stërvitjet që bëni për pjesën e sipërme të trupit për të përmirësuar rrahjet e zmerës”.

Theo Walcott (@theowalcott)

“Kjo është një lëvizje që e bën kur je në fushën e lojës. Litari ndihmon rezistencën dhe përforcon muskujt mbrapa kofshës, që përmirësojnë shpejtësinë dhe shmangin dëmtimet”.

Wilfred Bony (@w.bony)

“Kërcimi me një këmbë mbi pengesa është një ushtrim që ndihmon në rritjen e nivelit të durimit dhe në përmirësimin e ekuilibrit. Provoni të bëni 20 të tilla radhazi me njërën këmbë dhe më pas me tjetrën”.

Steven Gerrard (@stevengerrard)

“Zhytja në ujë të ftohtë lehtëson dhimbjen e muskujve pas ndeshjeve, por nuk duhet ta përdorni në përfundim të një seance stërvitore në palestër sepse ndalon përshtatjen e trupit me ushtrimet që sapo keni bërë, që do të thotë se trupi juaj nuk do të përfitojë maksimumin nga ushtrimet e sapo bëra”.

Thomas Muller (@esmuellert)

“Ky ushtrim ndihmon për stabilitetin. Futbolli është një ndeshje që luhet në 360 gradë dhe ky ushtrim do të ndihmojë balancën tuaj kur uleni dhe ngiheni. Provojeni para seancës së radhës stërvitore”.

Luke Shaw (@lukeshaw23)

“I këshilloj lojtarët të hanë një racion fruta dhe të paktën dy racione me perime – mundësisht organike – në çdo vakt sepse sistemi imunitar është më i dobët kur stërvitesh rregullisht”.

Lionel Messi (@leomessi)

“80% e dietës suaj duhet të jetë e përbërë nga ushqime të shëndetshme, por 20% mund të jetë e përbërë me çokollatë dhe krem sanduiçi (krem sallate i famshëm në Holandë dhe Britani). Vetëm mos konsumoni një kavanoz të tërë para ndeshjes së radhe!”.

Andrea Pirlo (@andreapirlo21)

“Unë jetoj sipas motos, ‘nëse nuk mund ta rrisësh ose ta vrasësh atëherë haje’. Fatkeqësisht mishi me përbërës kimik nuk bëjnë pjesë në këtë kategori kështu që shmangini nëse keni mundësi”.

 

Më shumë nga Fitnes