Miks Bota

Jo më “Fshat Olimpik” në Olimpiada për të reduktuar shpenzimet

Fshati Olimpik mund të mos jetë më pjesë e Lojërave Olimpike në të ardhmen, ose të paktën shërbimet që ofrohen në do të reduktohen në maksimum, për të ulur shpenzimet e organizimit të një Olimpiade. Parisi dhe Los Anxhelosi ishin dy qytetet e vetme kandidate të mbetura në garë për të organizuar Olimpiadën e vitit 2024 nga një listë prej 6 qytetesh, që u tërhoqën njëri pas tjetrit për shkak të kostove të larta që ka ky event. IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) organizoi një sondazh me 28 shtete para fillimit të Olimpiadës së “Tokio 2020” në lidhje me shpenzimet që mund të reduktohen gjatë organizimit në Lojërave Olimpike në të ardhmen.

Fshati Olimpik ne “Rio 2016”

Dhe nga ky sondazh doli se Fshati Olimpik është ai që kërkon kosto jashtëzakonisht të larta për ta ndërtuar e mirëmbajtur, ndërkohë që përdoret për një kohë të shkurtër dhe mjaft shërbime në të mund të evitohen. “Ne mendojmë të reduktojmë në maksimum shërbimet në Fshatin Olimpik për të reduktuar kostot. Kjo nuk do të ketë asnjë impakt te sportistët që do jenë në Olimpiadë dhe te shërbimet jetike që ata kanë. Ai do të jetë një vend akomodimi, ose do të shohim alternative të tjera”, tha John Coates, zv.president i IOC, që shtoi se këto propozime do t’ia parashtrojë komisionit të sportistëve, në një mbledhje që do të zhvillohet në dhjetor.

Më shumë nga Miks Bota