Connect with us

Champions League

Jo vetëm Balotteli, Nice sfidon Napoli-n me heroin e “Tripletës”

Wesley Sneijder ka informuar familjen e tij se do të luajë me Nice sezonin e ardhshëm. Kjo është bërë e ditur nga shtypi francez, që ka shpjeguar se holandezi mund të nënshkruajë me klubin kuqezi në orët e ardhshme. Në fakt, deri ditën e nesërme duhet dorëzuar në UEFA lista e lojtarëve për ndeshjen “play off” të Champions League, që Nice do ta luajë kundër Napoli-t.

Prej ditësh në Holandë kanë folur për fantazistin si objektivi numër një i francezëve: ish-lojtari i Inter do të kthehet të luajë pas ndarjes me Galatasaray dhe do ta rifillojë karrierën e tij nga Ligue 1, ku do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës së tij te zikaltrit, Mario Balotelli. Napoli është i paralajmëruar.

Më shumë nga Champions League