Champions League

Jo vetëm Botërori, në qershor nis Champions League!!!

E martën, 26 qershor, pas 14 ditësh, në Rusi do të vendosen pozicionet përfundimtare në Grupet C dhe D të Kupës së Botës, ku spikasin përballjet Danimarkë-Francë, ora 16:00 dhe Nigeri-Argjentinë, ora 20:00. E çuditshme por e vërtetë, më 26 qershor do të nisë edhe Champions League 2018-19.

La Fiorita, skuadra kampione e San Marino do të ndeshet me Lincoln të Gjibraltarit. Do të luhet edhe Santa Coloma-Drita (Kosovë).

Janë dy e para “mini turneut”, që do të përcaktojnë vendin në raundet eliminatore që do të mbyllen në fund të gushtit, teksa në shtator nis faza me grupe.

Dy ekipet e kualifikuara do të ndeshen me njëra-tjetrën, në finalen e vogël dhe njëra prej tyre do të vazhdojë në Champions League, ndërsa tre të mundurat do të shkojnë në Europa League.

Ky turne do të zhvillohet në Gjibraltar.

Më shumë nga Champions League