• Jo vetëm Donnarumma, Milan ka një tjetër talent në portë…

    Publikuar: 3 Jan 5:58

    Vitin e kaluar te klubi i AC Milan bëri bujë “shpërthimi” i portierit Gigio Donnarumma, i lindur në vitin 1999, por kjo u vu re në gjithë opinion sportiv të Serie A, ndërsa ndërmjet specialistëve nisi të qarkullojë një tjetër emër i talentuar, Alessandro Plizzari, i lindur në vitin 2000, gjithashtu në pronësi të Milan, për të cilin ka ardhur oferta e parë zyrtare nga Manchester City. Britanikët kanë ofruar 2 milionë euro për 16-vjeçarin, që luan me AC Milan U-19, por vetë drejtuesi i lartë i klubit, Adriano Galliani, ka refuzuar këtë ofertë.

    Image result for Alessandro Plizzari

    Pra, Milan refuzoi 2 milionë euro për 16-vjeçarin Plizzarri, megjithatë e ardhmja e portierit të datëlindjes 2000 mbetet në dyshim dhe duket se do të jetë larg nga Milanello. Plizzarri, nga ana e tij, do të qëndronte përjetësisht te kuqezinjtë, por nuk do të ketë kurrë hapësirë për të qenë si titullar, nëse “diamanti” tjetër, Donnarruma, paraqitet në të tilla nivele. Kjo është arsyeja për të cilën mendohet se me rritjen e ofertës, deri në 5 milionë euro, Milan do të jetë i detyruar të pranojë largimin e atij që gjithashtu mund të jetë e ardhmja e portës italiane.

    [interaction id=”586bd581804953407ce1bd3c”]


    Lexo postimet e tjera