• Jo vetëm Las Palmas, për Rey Manaj interesohet edhe Perugia

    Publikuar: 6 Jan 8:06

    Tashmë është e qartë dhe mëse e sigurtë që sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, në pronësi të Interit, nuk do të luajë më me skuadrën e Pescaras. Futbollisti shqiptar ka përfunduar kështu aventurën e tij me skuadrën e drejtuar nga Massimo Oddo do të rikthehet te Interi, por vetëm provizorisht. Manaj do të transferohet sërish në huazim dhe ofertat në adresë të klubit zikaltër, për shërbimet e shqiptarit nuk kanë munguar.

    Për Rey Manaj interesohet Las Palmas dhe Perugia.

    Sipas informacionit të konfirmuar nga ana e portalit “tuttomercatoëeb.com”, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë veç pistës spanjolle që e dërgon atë në La Liga, te skuadra e Las Palmas, së fundmi ka sinjale të interesimit të skuadrës së Perugias. Ekipi që aderon në Seria B të kampionatit italian ka shfaqur interesimin për Manaj, pasi mund t’i thotë lamtumirë një tjetër sulmuesi të Pescara, Nicastro, i cili ka oferta nga Empoli e Chievo.


    Lexo postimet e tjera