Merkato

Jo vetëm Paqueta, Leonardo përgatit dy goditje të tjera në merkato

Milan nuk ka ndërmend të ndalet te Paqueta. Klubi kuqezi po punon për të rritur nivelin e organikës që ka në dispozicion trajneri Gattuso në merkaton e janarit. Drejtori teknik, Leonardo, po shikon përreth për të gjetur lojtarët e duhur për repartin e mesfushës.

Sipas “Tuttosport”, objektivi i madhe që drejtuesi brazilian po kërkon të marrë, edhe falë ndihmës së administarotit të ri të deleguar, Ivan Gazidis, është Aaron Ramsey. Kontrata e mesfushorit uellsian me Arsebal skadon në qershor dhe ai mund të merret me kosto zero në fundin e sezonit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Problemi është se Leonardo synon ta përforcojë ekipin që në janar dhe për këtë arsye ka kthyer vëmendjen te ish-mesfushori i Romas, aktualisht te Zenit-i, Leandro Paredes. Klubi rus vazhdon të kërkojë mbi 30 milionë euro, por drejtuesi kuqezi shpreson të arrijë një marrëveshje për pagesa me këste.

Nga ana e tij, Paredes do të kthehej me vrap në Itali dhe i ka kërkuar menaxherëve të gjejnë një zgjidhje. Operacioni është i realizueshëm, por lojtari kërkohet edhe nga disa klube të tjerë. Për këtë arsye Milan është vënë në lëvizje që tani për të “djegur” konkurrencën.

Më shumë nga Merkato