Futboll

Joe Hart, e ardhmja mbetet pezull…

Menaxheri i Joe Hart, Jonathan Barnett, tha për “Sky Sports News”, se ende nuk ka diskutuar me Manchester City për të ardhmen e portierit. Zëra në Angli kanë thënë se Hart mund të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në Serie A, nëse City do të marrë nga klubi i Torino sulmuesin Andrea Belotti, golashënuesi më i mirë aktualisht në Serie A. Numri 1 i kombëtares angleze, Hart, është huazuar te Torino që nga muaji gushtë, pasi iu tha nga trajneri Pep Guardiola se nuk bënte pjesë në planeti e tij. “E ardhmja e Joe duhet diskutuar ende me drejtuesit e City, të cilët mesa di unë janë të interesuar për Belotti. Për momentin gjithçka është pezull,” – tha Barnett.

Andrea Belotti is attracting the attention of a host of top clubs in Europe

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, tha se ai do të ishte shumë i lumtur nëse Hart do të qëndronte në skuadrën italiane, bazuar edhe te dëshira e lojtarit, por gjithçka do të varet nga Manchester City. 29-vjeçari Hart ka luajtur 27 ndeshje deri tani për skuadrën e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic, e cila renditet në vendin e nëntë të kampionatit. Nga ana tjetër, 23-vjeçari Belotti ka fituar vendin e titullit te kombëtarja e Italisë dhe po konfirmohet si një nga sulmuesit më të mirë në Europë, pasi ka shënuar 24 gola në 26 ndeshje të luajtur me Torinon në të gjitha veprimtaritë, gjatë këtij sezoni.

Më shumë nga Futboll