Gossip

John Cena i dëshpëruar, kërkon të lidhet sërish me Nikki Bella pas ndarjes

John Cena është ende me zemër të thyer dhe i dëshpëruar për t’u bashkuar sërish me të fejuarën e tij Nikki Bella, e cila vendosi të largohet nga ikona e WWE-së muajin e kaluar. Ishte John Cena ai që mërziti të fejuarën e tij, kur deklaroi se nuk ka ndërmend të ketë fëmijë me Nikki Bella, e cila më pas vendosi t’i “japë duart” partnerit të saj pas kësaj deklarate.

I ftuar në emisionin televiziv “Today Show”, Cena tha: “E kam zemrën të copëtuar nga ky largim, nuk e di se ku ndodhem. Unë ende jam i dashuruar pas Nicole. Ky largim më ka verbuar. Gjithçka ndodhi për shkak të disa rrethanave të paqarta. Jam në depresion pas largimit të Nicole dhe po reflektoj shumë pas asaj që ndodhi. Jam gati të bëj gjithçka që të rikthehemi si më parë”.

E dua shumë Nicole dhe dua të jem sërish me të. Dua që ajo të jetë bashkëshortja ime, dua të jem babai i fëmijëve të saj. Unë dua që marrëdhënia mes nesh të funksionojë”, u shpreh më tej John Cena, duke shtuar se ka ndryshuar shumë nga deklarata e fundit.

Më shumë nga Gossip