UFC

Jon Jones sfidohet nga ylli i NBA, ja kundërpërgjigja e tij

Ish-kampioni i UFC Jon Jones për momentin po qëndron larg kafazit për shkak të problemeve me substancat e ndaluara, por luftëtari nuk është se po i qëndron në qetësi kur vjen puna për mediat sociale.

“Bones” Jones dështoi në testin e anti-drogës për UFC 214, duke marrë edhe një gjobë 500,000 $ dhe madje USADA i ka hequr përkohësisht licencën e luftimit.

Gjithsesi, humori nuk i ka humbur, dhe kjo u shfaq edhe njëherë kur shkëmbeu batuta me yllin e NBA Roy Hibbert.

Ishte Hibbert ai që e ngacmoi duke i thënë: “Po mundohem të bëj stërvitje. Do të vij aty ku rri ti dhe do të fle në kolltukun tënd. Kur të jesh gati për stërvitje më thuaj.”

Jones përgjigjet: “Unë them që është më mirë t’i kursesh vetes një tronditje dhe qëndro aty ku je.”

Më shumë nga UFC