Kampionati Shqiptar

Josa “driblon” Kukësin: Ndaj Partizanit, sfidë prestigji për ne!

Mirel Josa ka folur më pak për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, falë edhe një aleance të provuar tashmë me Kukësin,

Mirel Josa ka folur më pak për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, falë edhe një aleance të provuar tashmë me Kukësin, por është ndalur te derbi me Partizanin. Një duel prestigji, për të, çka do të thotë se të kuqtë nuk do ta gjejnë “shtruar” si Kukësi në “Selman Stermasi”: “Pjesën e parë u munduam ta sulmonim më tepër portën e Kukësit. Pjesën e dytë patëm njëlloj stepjeje, sepse kishim frikë mos të pësonim. Objektivi u arrit, ndaj tashmë duhet ta mbyllim kapitullin e Kupës. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e kampionatit, pasi kundër Partizanit është një ndeshje e fortë. Është një sfidë prestigji.

Sa na shërbeu kjo ndeshje për derbin e kryeqytetit? Disa lojtarë, që kanë qëndruar më shumë në stol, më dhanë sinjale pozitive. Megjithatë, duhet të përmirësohemi në sulm. Përsa u përket skuadrave që janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, nuk kam asnjë preferencë. Nuk zgjedh as Besëlidhjen, as Skënderbeun, por as fituesin e duelit Teuta-Vllaznia. Kjo gjë tashmë është punë shorti. A duhet të jenë tifozët bardheblu në derbi? Kuptohet, ne i duam pranë. Do doja të vinin të hënën në derbi, në mënyrë të organizuar. Sidoqoftë, këtë nuk e vendos unë, siç nuk kam vendosur edhe për gjëra të tjera që kanë ndodhur më parë.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar