Connect with us

Futboll

Josa: Mungesa e rezultateve ka futur ekipin në ngërç

Tirana dhe trajneri bardheblu, Mirel Josa kanë përjetuar sot një tjetër moment dështakësh, pasi ekipi më i titulluar në Shqipëri vijon të regjistrojë rezultate negative, sikurse duhet të konsiderohet barazimi i sotëm ndaj Korabit debutues në Superligë dhe që aktualisht mban vendin e fundit në klasifikim, në kuotën e vetëm 12 pikëve. Një situatë që sipas vetë kreut të pankinës bardheblu, Josa, është shkaktuar nga ngërçi që po përjeton ekipi për shkak se nuk arrin të çbllokohet.

Korabi-Tirana 1-1.

“Nuk mund të themi që vuajtëm sulmet e Korabit, por duhet të ishim më të qartë në lojën tonë. Para se të pësonim golin e disavantazhit, kishim dy apo tre raste në të cilat gabuam. Mendoj se kur pësuam golin, nuk kishim mbulim të mirë në zonë. Kjo pavarësisht faktit që detyrat ishin dhënë për markimin në zonë, si për pasimet që mund të bënte kundërshtari. Në episode të tillë duhet të jemi më të kujdesshëm. E shoh skuadrën që po përjeton një lloj ngërçi. Këtë ta japin rezultatet dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që të çbllokohemi, duke nisur nga ndeshja e radhës”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas barazimit me Korabin.

Më shumë nga Futboll