Connect with us

Kampionati Shqiptar

Josa: Për lojtarët nuk vendos presidenti, por unë!

Tirana vijon përgatijet në Antalia të Turqisë, por trajneri Mirel Josa mbetet shumë i shqetësuar për faktin se 5 lojtarë shumë të rëndësishëm

Tirana vijon përgatijet në Antalia të Turqisë, por trajneri Mirel Josa mbetet shumë i shqetësuar për faktin se 5 lojtarë shumë të rëndësishëm nuk i janë bashkuar ende bardhebluve në minifazën e dimrit. Fjala është porterin Ilion Lika, mbrojtësin Olsi Teqja, mesfushorin Afrim Taku, si dhe dy kongolezët e talentuar, Merveille dhe Moise. Në një intervistë ekzkluzive për “Supersport”, nga hoteli ku është akomoduar Tirana në Antalia, Josa bën këtë analizë të të tijve:

”Ditët e para kanë shkuar në përgjithësi mire. Sidoqoftë, problemi nuk është si po shkojnë përgatitjet tona, pasi jam i kënaqur me lojtarët që janë këtu. Pres plotësimin e grupit, pasi periudha stërvitore në muajin e janarit nuk na premton shumë gjëra, pasi është e shkurtër, dhe kampionati rifilllon në datën 21. Jam shumë i shqetësuar me faktin se një pjesë e skuadrës nuk është bashkuar me ne, për arsye të ndryshme dhe motit të keq. Jam i mërzitur për këtë pjesë. Kjo është një gjë që mua më shqetëson plotësisht, lojtarët duhet të ishin bashkuar me skuadrën. Do të flas me futbollistët kur të bashkohen me ekipin. Për lojtarët nuk vendos presidenti, por vendos unë.

Shtyrja e rifillimit të kampionatit? Mua më duket një avantazh për skuadrën time dhe më duket diçka normale. Nëse federata e merr një vendim të tillë, do të isha shumë dakort. Merkato? Duke parë situatën në të cilin ndodhej Tirana, që nga momenti që kam ardhur unë, u munduam të korrigjonim disi situatën për lojtarë si Muzaka dhe Vucaj, por nuk u bë asgjë dhe tashmë duhet t’i zëvendësojmë këta dy futbollistë. Këta lojtarë më shumë sesa me trajnerin për çështjen e aktivizmit kanë pasur probleme me klubin.

Duhej të zgjidheshin më parë këto probleme, që ata të flisnin me trajnerin. Po bëjmë përpjekje në merkato, por nuk është e thjeshtë të gjesh lojtarët e duhur në këtë periudhë. Kemi 6 lojtarë të huaj dhe presim që ata të përshtaten më mirë me grupin. Do të kërkojmë lojtarë në merkato, në tregun shqiptar dhe atë të huaj. Është e vërtetë që kemi marrë një lojtar moldav në prove, por ai më parë duhet të më bindë mua. Ju siguroj që merkato do të jetë me pikatore për ne.”

 

[interaction id=”5873cf66fef6bbbe783bac55″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar