• Josa: Po shkove një herë në portë, nuk fiton dot!

    Publikuar: 22 Dec 4:53

    Trajneri Mirel Josa mendon se barazimi në “Loro Boriçi” ishte rezultati më i drejtë, bazuar në lojën e zhvilluar: “Barazimi na rri pak ngushtë? Ashtu si u zhvillua loja, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Kur nuk godet portën asnjëherë, veç një rast nga goditja standarde, nuk ke si pret më tepër. Ne kishim qarkullimin e topit, ishim prezent në gjysmëfushën kundërshtare në pjesën e dytë. Nuk mund të pretendosh shumë, kur shkon vetëm një herë te porta kundërshtare.

    vllaznia-tirana

    Problemi më i madh yni është zona e portës së kundërshtarit, ku nuk finalizojmë dot. U luajt në kushte shumë të mira. Një klasike e tillë nuk është e bukur vetëm kur shënohen shumë gola, por kur luhet fort dhe hapur. Të dyja skuadrat dhanë më shumë në pjesën e dytë. Vllaznia tentoi të na kapte në befasi, duke shfrytëzuar ndonjë gabim që bëmë ne në mesfushë. Merkatoja e janarit? Eshtë një periudhë shumë e vështirë kjo e tanishmja, por do të jemi të impenjuar.

    vllaznia-tirana-ballore

    Problemi mbetet riorganizimi i skuadrës. Janari nuk të ofron mundësi për t’u përmirësuar në kontigjent. Objektivi real? Do të luajmë fort që në Durrës, ndaj Teutës, më 21 janar. Çdo ndeshje, ndaj çdolloj kundërshtari, duhet ta përgatisim për tri pikë. Pastaj, të dalë ku të dalë. Skuadra do të ketë lëvizje në hyrje dhe në dalje. Pas këtij procesi, të shohim. Na duhen lojtarë që bëjnë diferencën në sulm dhe mesfushë.”

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera