MMA

Jose Aldo nuk tërhiqet: Jam optimist për të ardhmen

Edhe revanshi ndaj Max Holloway zhvilluar në UFC-218 nuk ka qenë pozitiv për sportistin brazilian të arteve marciale mikse Jose Aldo, që pësoi një tjetër humbje, duke humbur mundësinë për t’u rikthyer kampion bote për të tretën herë në karrierë. Për herë të parë pas humbjes të pësuar në Detroit më 2 dhjetor, Jose Aldo ka folur për mediat, duke deklaruar se pavarësisht dy humbjeve radhazi me Holloway nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sporti.

Holloway fiton edhe revanshin ndaj Jose Aldo dhe mbron titullin

Dua të falënderoj familjen time për gjithçka dhe skuadrën time Nova Uniao, që është skuadra më e mirë në botë, e cila ka bërë të mundur që unë të jem ky kampion i madh. Falënderoj miqtë e mi dhe fansat që ka qenë gjithnjë me mua. Ju faleminderit të gjithëve. Unë do të jem gjithnjë optimist, pasi besoj se ky është hapi i parë për të bërë të mundur që gjërat të ndodhin”, tha Jose Aldo, duke konfirmuar se ai do të rikthehet në kafaz, pa dhënë një datë të saktë.

Më shumë nga MMA