Futboll

Jose Mourinho feston finalen duke sulmuar kritikët…

Jose Mourinho ka “sulmuar” kritikët ndaj Manchester United, pasi ekipi i tij ka arritur në finalen e “FA Cup”, Kupa e Anglisë.

United mposhti 2-1 Tottenham Hotspur, 2-1 në “Wembley Stadium”, me përmbysje, në saj të golave të shënuar nga Alexis Sanchez dhe Ander Herrera.

Kjo i jep një tjetër mundësi për të fituar trofe ekipit të Mourinho, pas Europa League dhe Kupës së Ligës që mori në kampionatin e kaluar.

“Ne merituam të mbyllim kampionatin në vendin e duhur, por të gjithë kritikët duhet të pyesin veten përse kanë folur kaq keq për ne, – tha Mourinho. – Unë mendoj se në dy vitet e fundit klubi ka bërë arritje të mëdha. Do të luajmë finalen e tretë në katër vite dhe sivjet vetëm City bëri më mirë se ne. Nuk i kuptoj gjithë ato kritika.”

“Nëse do ta ndajmë ndeshjen kundër Liverpool në një analizë me periudha të ndryshme, ne kemi qenë skuadra më e mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Edhe kur ata e kishin topin në zotërim, ndeshja ishte në kontrollin tonë,” – vazhdoi Mourinho.

Në fund, ai tha: “Ne e humbëm kontrollin për disa minuta kur pësuam golin e tyre. Folëm disi në pushim dhe në pjesën e dytë ishim shumë më të organizuar. Faktikisht folëm gjatë në pushim dhe ekipi më i organizuar do të shkojë në finale.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll