Champions League

Jose Mourinho: Në Champions jemi ekip i dorës së dytë!!!

Jose Mourinho ka akuzuar futbollistët e Manchester United për mungesë respekti ndaj Bazel, në ndeshjen e së martës në mbrëmje, duke thënë se ata ishin më të interesuar për lojëra të tjera sesa të mbyllnin sfidën kundër zviceranëve. United arriti fitoren në saj të golave të shënuar nga Marouane Fellaini dhe Romelu Lukaku, por Mourinho u tërbua për mungesën e profesionalizmit që tregoi ekipi i tij, derisa Marcus Rashford realizoi golin e tretë. Portugezi shkoi deri aty sa e quajti skuadrën e tij një ekip të dorës së dytë në veprimtarinë elitare të futbollit europian.

“Në shkurt, skuadrat angleze, përpiqen të mbijetojnë pa telashe pas dimrit të lodhshëm dhe plot me ndeshje, ndërsa gjigantët europianë janë të freskët dhe aty nisin sezonin”

“Pas rezultatit 2-0 unë mendoj se ne ndryshuam radikalisht dhe nuk luajtëm më futboll. Nisëm të mos mendojmë më dhe të mos luajmë seriozisht, – tha Jose Mourinho. – Nuk bënim më zgjidhjet që duhej me topin, nuk vendoseshim mirë. Mund ta kishim vënë veten në telashe nëse Bazeli do të shënonte. Vendime të këqija kur kishim topin, fantazi futboll, PlayStation futboll, finte të kota dhe kur nuk luan më si skuadër gjërat nuk më pëlqejnë dhe ndeshja kthehet në bast. Futbollistët e ndjenë se sfida ishte nën kontroll, kur shkoi 2-0, por futbolli është futboll një sport që njihet për të papriturat dhe duhet të kesh gjithmonë respekt për kundërshtarin.”

Mourniho believes English sides are 'in the second level' of European clubs compared to others

Më pas, Mourinho shtoi: “Ne luajtëm një ndeshje të rëndësishme me futbollistët tanë më të mirë në fushë. Por për skuadra si Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munich, Champions League fillon në shkurt, tani janë vetëm në nxehje. Në shkurt, skuadrat angleze, përpiqen të mbijetojnë pa telashe pas dimrit të lodhshëm dhe plot me ndeshje, ndërsa gjigantët europianë janë të freskët dhe aty nisin sezonin. Manchester United është një skuadër e dorës së dytë në Champions, sepse kemi si objektiv kualifikimin për përballjet direkte në 1/8-t e finaleve, ndërsa Barça, Bayern, Real, Juve apo PSG na presin atje.”

Më shumë nga Champions League