Basketboll

Joseph Moore, një tjetër amerikan vesh fanellën kuqezi

Basketbollisti amerikan Joseph Moore do të veshë fanellën kuqezi dhe do të luajë për kombëtaren shqiptare në të ardhmen. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Shqiptare e basketbollit (FSHB), që përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka konfirmuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare të lojtarit, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Antonios Doukas në eliminatoret e Europianit 2021, që luhen në korrik.

Më 1 korrik, Shqipëria do të presë Danimarkën në “Feti Borova”, ditë kur Moore do të debutojë me kombëtaren kuqezi, një alternativë më shumë për skuadrën për të arritur te fitorja. Lojtari ka qenë në Tiranë ditët e fundit dhe është takuar edhe me presidentin e FSHB-së, Avni Ponari, duke nënshkruar edhe marrëveshjen dhe më pas ka marrë pasaportën shqiptare.

Moore nuk është basketbollisti i parë amerikan që merr pasaportë shqiptare, pasi dy vite më parë ka luajtur me kuqezinjtë edhe Rashaun Broadus.

Më shumë nga Basketboll