Boks

Joshua fluturon në Amerikë, kërkon takim me Wilder për të ardhmen

Anthony Joshua do të udhëtojë në Amerikë dhe është shprehur se dëshiron të zhvillojë një takim “ballë për ballë” me Deontay Wilder, në mënyrë që të sqarojnë të ardhmen në lidhje me një përballje në ring gjatë 2019-ës. Joshua është kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder është kampion në kategorinë WBC. Por gjatë muajve të fundit ata nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë në një sportist të vetëm. Për pasojë, më 22 shtator, britaniku do të mbrojë titujt ndaj rusit Alexander Povetkin, në “Wembley”.

Pas lajmit se Joshua do të jetë në Amerikë këtë javë edhe Wilder është shprehur i gatshëm ta takojë rivalin e tij, por uk dihet nëse ky takim do të jetë edhe për mediat apo jo. Menaxheri i Wilder, tha: “Do të jetë Deontay ai që do të vendosë nëse do ta takojë apo jo. Në të shkuarën ai gjithnjë ka dashur ta takojë britanikun, ndaj nuk jam i sigurtë nëse këtë herë do ta realizojmë këtë takim”, tha Finkel, menaxheri i boksierit amerikan. Duket se inatet e vjetra për mungesën e një sfide mes tyre kanë lënë shenjë ted y boksierët, që ende nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët, ndaj ky takim do të sqaronte situatën.

Më shumë nga Boks