• Joshua lëshon sfidën: Fury e pres në ring kur të rikthehet

    Publikuar: 21 Apr 10:25

    Edhe pse më 29 prill do të përballet me Wladimir Klitschko për titullin kampion bote në peshat e rënda, boksieri britanik Anthony Joshua mendon për të ardhmen. Ai ka deklaruar se shpreson që Tyson Fury të rikthehet në ring dhe një ditë të përballet me të. Ditët e fundit, Fury dhe Joshua kanë replikuar me njëri-tjetrin me batura në rrjetet sociale. Joshua, i pyetur se cili do të ishte një duel i madh për të në të ardhmen tha: “Besoj se një përballje me Tyson Fury. Unë nuk e di se çfarë plane ka ai për të ardhmen, ndërsa unë jam këtu dhe do ta pres. Jam një njëri i disiplinuar dhe i qëndroj rregullave”, tha Joshua.

    Boksieri britanik Anthony Joshua

    Më tej, kampioni i botës në peshat e rënda tha: “Unë jam gati për një sfidë me Fury, por nuk e di se çfarë planesh ka. Kur të rikthehet në ring unë jam gati për t’u përballur me të nëse ai do. Unë jam gati të dueloj me Fury kur ai të rikthehet në ring”, konfirmoi Anthony Joshua për “Sky Sports”. Joshua po përgatitet për duelin e 29 prillit ndaj Wladimir Klitschko, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës dhe e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë IBF që mbahet nga britaniku. Sfida është e vlefshme edhe për kategorinë WBA që është vakant, dy tituj që një vit më parë i mbante Fury, por që i humbi pasi doli pozitiv dhe anulloi dy herë revanshin me Klitschko.

    [interaction id=”56ddf78c4ab46a01039a4a8e”]


    Lexo postimet e tjera