Boks

Joshua: Shpresoj që Parker të jetë në këmbë pas dy raundesh

Boksieri britanik Anthony Joshua ka deklaruar sot se është në formë dhe gati për duelin e 31 marsit ndaj neo-zalendezit Joseph Parker, sfidë ku do të vijë unifikimi i titujve kampionë bote në peshat e rënda. Dueli do të zhvillohet në Kardif, aty ku përballë njëri-tjetrit do të jenë dy boksierë ende të pamposhtur në ring. Në një intervistë për “Sky Sports”, Joshua, kampion bote në kategoritë IBF dhe WBO, u shpreh se është gati për t’i rrëmbyer titullin e kategorisë WBA rivalit nga Zelanda e Re. “Njerëzit kanë muaj që po e presin këtë sfidë dhe shpresoj të mos zhgënjehen nëse Joseph do të rrëzohet në tapet që në raundin e parë apo atë të dytë”, tha Joshua.

Boksieret Joshua dhe Parker

Unë jam në formë dhe gati për këtë sfidë. Shpresoj që edhe Parker të jetë gati dhe jot ë kem përballë një rival që s’ka forcë të qëndrojë në këmbë”, u shpreh më tej kampion britanik, që ndodhet në vendlindje, ku dhe po përgatitet të mbrojë titujt kampionë bote, përballë fansave të tij. Sfida e fundit e Joshua në ring është ajo ndaj Carlos Takam, në tetor të vitit të kaluar, kur fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të, me një vendim të diskutueshëm të gjyqtarit, që ndali sfidën. Ndërsa për Parker, kjo është sfida e dytë radhazi në Britaninë e Madhe, pas fitores ndaj Hughie Fury, në shtator të vitit të kaluar.

Më shumë nga Boks