Boks

Joshua: Viti 2018 do të më kthejë në legjendë të boksit

Brotaniku Anthony Joshua beson se viti 2018 do të jetë viti ku ai do të hyjë në historinë e boksit si një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti në peshat e rënda. Kampioni i botës në kategoritë IBF dhe WBA kërkon të unifikojë titujt kampionë bote në një të vetëm, duke synuar përballjen me Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC) dhe Joseph Parker (mban titullin e kategorisë WBO). Ndërkohë që, në tavolinë është edhe një përballje e mundshme me ish-kampionin e botës Tyson Fury, i pamposhtur në ring dhe që rikthehet në ring.

Parker refuzon oferten e Joshua per duel, ja arsyeja

Kampioni i botës në kategoritë IBF dhe WBA kërkon të unifikojë titujt kampionë bote të peshës së rëndë në një të vetëm

Në një intervistë për “Dubai Eye 103.8”, Joshua tha: “Kam 4 vjet që e pres këtë moment, duke dëgjuar çfarë njerëzit dëshirojnë. Ata duan të dinë se kush do të jetë mbreti i peshës së rëndë. Unë jam partisan i idesë që të përballemi dhe pres që vitin tjetër të zgjidhet kjo çështje”, tha Joshua, që fitoi famë kur në prill të këtij viti mposhti një ikonë të peshave të rënda si Wladimir Klitschko, në një sfidë epike. “Ne jemi në bisedime dhe presim se çfarë thonë rivalët, por e ndjej se viti i ardhshëm do të jetë fantastik për mua”, tha boksieri britanik.

Më shumë nga Boks