Boks

Joshua: Wilder dhe Fury po kërkojnë me dëshpërim të përballen me mua

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen mes tyre më 1 dhjetor në Los Anxhelos, por kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua ka rrëfyer se të dy këta boksierë mezi po presin që të duelojnë ndaj tij për një arsye të vetme: Vetëm sfida ndaj Joshua i bën të famshëm dhe të pasur. Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBO dhe WBA në peshën e rëndë dhe gjasat janë që në prill të 2019-ës të duelojë ndaj fituesit të duelit mes Fury dhe Wilder. Ky i fundit mban titullin e kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Unë jam kampioni i botës në peshën e rëndë, mbaj shumicën e titujve kampionë dhe jam një boksier më i mirë se dy të tjerët. Ata e dinë mjaft mirë se nëse nuk duelojnë me mua nuk do të jenë kurrë në një nivel me mua. Për mua nuk ka rëndësi se cili do ta fitojë duelin mes tyre, unë i pres të dy në ring dhe do t’i mund. Ata e dinë gjithashtu se me mua do të bëhen të pasur, ndaj asnjëri nuk do ta anashkalojë duelin me mua në prill të 2019-ës”, tha Joshua, i pamposhtur në ring.

Më shumë nga Boks