Boks

Joshua: Wilder e pres edhe pas 1 dhjetorit, por jo përjetësisht

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategoritë WBA,
WBO dhe IBF, shprehet se data 1 dhjetor, kur do të zhvillohet dueli mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, nuk është afati i fundit që amerikani ka në dispozicion për të negociuar me të, për një përballje që do të unifikonte titujt kampionë bote. “Ne nuk kemi probleme të negociojmë me Wilder, jemi gati në çdo moment. Problem është se ata nuk pranojnë të ulen në bisedime. Për ne nuk ka rëndësi se kush e fiton atë duel, ne duam të përballemi me Wilder dhe kaq”, tha Joshua.

Wilder mban titullin e kategorisë WBC dhe do ta mbrojë atë më 1 dhjetor ndaj britanikut tjetër, Tyson fury dhe rrezikon ta humbasë atë. “Ne nuk e duam këtë sfidë ndaj Wilder vetëm për faktin se ai ka një titull kampion bote, por edhe sepse fansat e duan këtë gjë. Kjo është një përballje e madhe, që gjeneron edhe fitim të madh. Ne presim që të takohemi me stafin e Wilder dhe të diskutojmë, por ata i kanë injoruar mesazhet tona. Ne nuk vendosim afate, por edhe përjetësisht nuk do të presim. Në rast se kjo sfidë nuk realizohet, Joshua do të duelojë me një boksier tjetër”, tha Eddie Hearn, menaxheri i Joshua.

Më shumë nga Boks