Kampionati Shqiptar

Jovan Nikoliç, malazezi firmos me Partizanin për 3 vite

Jovan Nikoliç është zyrtarisht një lojtar i Partizanit. Klubi njofton se ka arritur sot marrëveshjen me mesfushorin nga Mali i Zi, i cili ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me 15 herë kampionët e Shqipërisë. Menjëherë pas firmosjes së kontratës, 24-vjeçari ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar ekipit në fazën përgatitore.

Andi

Jovan Nikolić, mesfushori malazez, që iu bashkua Partizanit, bashkë me menaxherin e tij, Andi Matraxhiu

“Jam shumë i kënaqur dhe tepër entuziast për aventurën time të re, si pjesë e ekipit të Partizanit. Kam dëgjuar shumë për këtë klub, falë edhe kontakteve që kam patur me mikun tim, Stevan Raçiç, i cili më ka treguar për atmosferën dhe ambjentin te Partizani. Jam në dijeni se ky ekip gëzon një popullaritet mjaf të madh në Shqipëri dhe ka një tifozëri tejet të zjarrtë.

Ndonëse jam i panjohur për ambientin në Shqipëri, shpresoj që me aftësitë e mia në fushën e lojës të bind fansat e kuq dhe, ç’është më e rëndësishmja, të realizojmë objektivat madhorë që klubi ka për këtë sezon futbollistik,” – ka thënë mbrojtësi në prezantimin e tij te “demat e kuq”.

“Pasaporta”, Jovan Nikolić

Emri i plotë Jovan Nikolić
Datëlindja 21 korrik 1991 (24 vjeç)
Vendlindja Bikshiç, Mali i Zi
Gjatësia 1.81 m
Roli në fushë Mesfushor

Karriera me të rriturit

Viti

Skuadra Ndeshje

Gola

2008–2011

Budućnost Podgorica

26

(0)

2011

→ Sutjeska Nikšić (huazuar)

13

(0)

2011

Hajduk Kula

2

(0)

2012–2015

Sutjeska Nikšić

71

(3)

2015–

Partizani

0

(0)

Karriera me kombëtaren

2009–2011

Mali i Zi U-19

14

(0)

2010–2012

Mali i Zi U-21

2

(0)

[total-poll id=62144]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar