Showbiz

Ju as nuk mund ta dalloni gjënë më fantastike të dizajnit të iPhone X

Tashmë ka kaluar afro një javë që Apple ka nxjerrë në treg iPhone X, dhe përgjigja e përdoruesve ka qenë tepër pozitive. Në fakt, nuk mbahet mend hera e fundit që një premierë e Apple ka shkuar aq “vaj”.

Nuk ka ankesa për probleme të vogla, nuk ka kritika për ndonjë të re që Apple ka prezantuar te iPhone X. Për të qenë të sinqertë, superlativat janë shokuese.

Është shokuese pasi iPhone X përfaqëson ndryshimin më të madh të viteve të fundit, dhe njerëzit në përgjithësi nuk i presin mirë ndryshimet.

Apple ka arritur të zëvendësojë mirë “Touch ID” dhe butonit “Home” por kjo nuk është e vetmja gjë.

Ajo që mbase nuk e dini, është se gjëja më e bukur e dizajnit të iPhone X është diçka që ju në fakt nuk mund ta shihni kur mbani celularin.

Më poshtë keni një foto të iPhone X dhe është pothuajse ‘full-screen’.

Tani, le të shohim celularë të tjerë që kanë përdorur të njëjtën ide përpara iPhone X.

Samsung Galaxy Note 8

Galaxy S8

Xiaomi Mi Mix

LG G6

Të gjithë këta celularë kanë dizajn të bukur por shumë pak hapësirë që rrethon në disa vende, por shumë hapësirë në vende të tjera. Tani le të shohim edhe njëherë iPhone X:

Përveç pjesës së sipërme, ku ndodhet receptori, kamera e përparme dhe sensorë të tjerë. Por përveç asaj pjese, Apple ka bërë një punë fantastike duke shfrytëzuar të gjithë hapësirën e celularit. Asnjë kompani tjetër nuk mundej. Pse?

Përgjigja është te foto më poshtë:

Nëse shihni me vëmendje imazhin më sipër, ekrani ka një kurbë në cepat e celularit dhe vazhdon përtej limitit duke shfrytëzuar më së miri sipërfaqen.

Një punë e shkëlqyer e inxhinierëve të Apple që kanë gjetur një zgjidhje tepër elegante, e cila mbase nuk shihet, por përjetohet.

Më shumë nga Showbiz