Futboll

Jupp Heynckes mërzit Conte-n me vendimin e tij…

Jupp Heynckes mërzit Conte-n me vendimin e tij…

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka përjashtuar mundësinë e largimit të mesfushorit Arturo Vidal për te Chelsea gjatë merkatos së janarit. Kampionët e Premier League kanë ofruar rreth 40 milionë euro për futbollistin nga Kili, pas kërkesës së trajnerit Antonio Conte për të forcuar ekipin që e mbylli në vendin e tretë fazën e parë në Premier League. Conte dhe Vidal kanë punuar së bashku nga viti 2011 deri në vitin 2014, duke fituar tre herë radhazi titullin në Premier League gjatë kësaj periudhe. “Arturo është një futbollist fantastik. Nuk e di a do të vijë te Chelsea, por them se është futbollisti që do ta doja gjithmonë në ekipin tim,” – deklaroi trajneri italian.

 The Premier League champions were interested in signing the Bayern midfielder this month

Gjithsesi, trajneri i Bayern, Heynckes, ka këmbëngulur se Vidal, i cili ka luajtur 26 ndeshje në këtë sezon, nuk do të shkojë në “Stamford Bridge”. “Nuk ka pasur asnjë kontakt mes Chelsea dhe Bayern për Vidal. Ne nuk do ta shesim atë gjatë merkatos së janarit, sepse është në planet tona si staf teknik,” – deklaroi trajneri i bavarezëve gjatë konferencës për shtyp në mëngjesin e ditës së shtunë. Patjetër që kjo deklaratë nuk është e bukur për t’u dëgjuar nga Conte, që duhet ende të presë për të marrë 30-vjeçarin. Ndoshta kjo është arsyeja përse londinezët investuan 20 milionë euro për të marrë Ross Barkley nga Everton, i cili firmosur me “blutë” për pesë vitet e ardhshme.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll