Champions League

Jurgen Klopp habit me zgjedhjen e portierit në Champions….

Jurgen Klopp habit me zgjedhjen e portierit në Champions….

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka vendosur se në rikthimin e Liverpool në Champions League, porta do t’i besohet Loris Karius. Karius, ka kaluar 12 muaj të vështirë në “Merseyside”, që kur erdhi nga Mainz për 7 milionë euro, por ai do të jetë titullar në ndeshjen e sotme kundër Sevilla, teksa Simon Mignolet do të jetë portieri i Liverpool në Champions League.

Karius ka luajtur vetëm dy ndeshje në Kupat e Europës gjatë karrierës së tij, me Mainz në vitin 2014, kur u eliminua në Europa League nga Asteras Tripolis me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Ky ka qenë vendimi i marrë nga Klopp, i cili ka tre portierë në dispozicion dhe kërkon t’i mbajë të angazhuar gjatë gjithë sezonit. Pra, Karius do të jetë portieri për Kupat e Europës, Mignolet do të mbrojë portën në Premier League, ndërsa Danny Ward do të jetë portieri i Liverpool në dy Kupat e Anglisë, “Carabao Cup” dhe “FA Cup”.

Karius has endured a difficult first 12 months at Anfield following his £5m arrival from Mainz

Më shumë nga Champions League