Boks

Jurgen Uldedaj i pamposhtur, fitorja e gjashtë si profesionist

Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj korri sot fitoren e gjashtë si profesionist në karrierën e tij në po kaq duele të zhvilluara, duke mbetur i pamposhtur në ring. 20-jeçari mundi mbrëmjen e djeshme në Lajpsig të Gjermanisë rivalin Ziso Poulitsa (24 vjeç), i lindur në Korçë, por që jeton në Gjermani (8 fitore, 4 humbje e një barazim në karrierë). Pra, një sfidë mes dy boksierëve shqiptarë, fituar nga Uldedaj me pikë pas 6 raundesh të bukura dhe me emocione.

Nga dueli i djeshem mes Jurgen Uldedaj dhe Ziso Poulitsa

Një duel i shpejtë për Uldedaj, që u rikthye në ring një muaj pas fitores së fundit, por kjo nuk e ndali boksierin e skuadrës SES Boxing që të triumfojë sërish. Lezhjani, në një postim në faqen e tij zyrtare “Facebook”, u shpreh se gjatë kësaj përballje ka pësuar edhe një dëmtim në krahun e majtë, por ka vijuar sfidën deri në fund, duke fituar. Një duel që i jep pikë të rëndësishme Uldedajt në renditjen  e përgjithshme të peshës së rëndë, ku ai synon të jetë protagonist.

Nga dueli i djeshem mes Jurgen Uldedaj dhe Ziso Poulitsa

Më shumë nga Boks