RUSI 2018

Justin Timberlake ndryshon orarin e koncertit për Anglinë

Ylli amerikan i muzikës Justin Timberlake ka reaguar pas kalimit të Anglisë në gjysmëfinale.

Tumberlake do të dalë në skenë në orën 21:00 në O2-Arena të Londrës. Kjo për shkak se në orën 19:00 në Angli luhet gjysmëfinalja e madhe mes Tre Luanëve dhe Kroacisë në Moskë.

Kështu që do të ketë një surprizë, salla do të jetë e hapur në orën 18:30, dhe shikuesit do të jenë në gjendje të shohin ndeshjen së bashku.

Timberlake e konfirmoi nëpërmjet Twitter-it këtë lajm, duke shtuar në fund: “It’s coming home.”

Edhe në koncertin e Jay Z dhe Beyonce që do të zhvillohet në Paris ditën e diel të finales do të shfaqet ndeshja në sallën e koncertit.

Ata do ta bëjnë shfaqjen në Stade de France dhe do ta shfaqin ndeshjen në ekranet e mëdhenj të stadiumit.

Më shumë nga RUSI 2018