Futboll

Juve-Barça, Camoranesi kujton: “Ky yll mund të ishte bardhezi”

Juventusi mendon për Barcelona-n në shortin “e tmerrshëm” të Ligës së Kampioneve: një çerekfinale me shije hakmarrjeje për bardhezinjtë pas finales së humbur dy vjet më parë. Mauro German Camoranesi kujton se Fabio Capello “rrezikoi” të vishte bardhezi njëfarë Lionel Messi. Ish-mesfushori i Juventus-it ka rrëfyer për “Goal” për intuitën e trajnerit bardhezi në 2005-ën: “E kishte parë Messi-n, unë jo. E kishte dalluar si një lojtar ndryshe nga të tjerët, na kishte thënë se do të bëhej një nga më të mirët në botë. Na thoshte gjithmonë se duhet të prisnin shpërthimin e tij për ta blerë, madje edhe me kosto më të lartë se sa parashikohej”.

Sipas ish-kampionit të Botës, Juventus-i do të kishte triumfuar edhe në Europë me “Pleshtin”: “Seria A në atë kohë ishte shumë më konkuruese se sot. Nëse Juventus-i do të kishte qëndruar në A dhe do të kishte blerë Messi-n, do të kishim fituar Ligën e Kampioneve, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Me shumë mundësi Messi te Juventus nuk do të kishte arritur të njëjtët trofe si me Barca-n, por në nivelin personal do të kishte fituar të njëjtët çmime”. Trofeu Gamper do të kishte ndryshuar historinë e Barcelona-s dhe Juventus-it: pikërisht në atë ndeshje Capello po ndiqte me shumë vëmendje djaloshin argjentinas i cili më pas do të shndërrohej në një legjendë. Tashmë dy skuadrat rigjehen për të shkruar një tjetër faqe të historisë së futbollit europian.

Më shumë nga Futboll