Connect with us

Champions League

Juve-Barcelona, kalendari mund të bëj diferencën!!!

Jemi në pikën e sezonit, ku detajet fillojnë të bëjnë diferencën. Një dëmtim, një episod që ndez ose shuan moralin, apo thjesht kalendari. Mbi të gjitha, për ato që luftojnë në tre fronte, si Juventus dhe Barcelona. Nëse pjesa e parë e prillit do të lërë më të qetë skuadrën katalanase, Juventus do të ndeshet me Chievo dhe Pescara në mes të dy ndeshjeve që do të vendosin se cili prej ekipeve do të shkojë në Champions League.

Të dielën në “Marassi”, Juventus do të luajë kundër Sampdoria, më pas do të vijë pushimi për shkak të ekipeve kombëtare. Rikthimi do të jetë me “fishekzjarrë”, dy ndeshje në tre ditë, të dyja në “San Paolo” kundër Napoli për kampionat dhe më pas ndeshja e kthimit të Kupës së Italisë, në data 2 dhe 5 prill. Përpara se të presë Messi në “Juventus Stadium” më 11 prill, Juve do të ndeshet me Chievo, të shtunën, më 9 prill, ora 20:45. Përpara ndeshjes së kthimit në Barcelonës, është ndeshja kundër Pecara.

Përpara se të fillojë pushimet për ndeshjet e kombëtareve, Barcelona do të ndeshjet me Valencia. Më pas, transferta në Granada më 2 prill dhe ndeshja kundër Sevilla në La Liga në mesjavë, më 5 prill, dhe ndeshja kundër Malaga, më 8 prill, para se të shkojë për raundin e parë në Torino. Ndërmjet dy ndeshjeve kundër Juve, ekipi i Luis Enrique do të përballet me Sociedad para se të nisë “javën e çmendur”, kundër Juventus në “Camp Nou”, më 19 prill dhe kundër Real Madrid në “Bernabeu”, tre ditë më vonë.

Më shumë nga Champions League