Seria A

Juve mban ritmin e Napolit, Bernardeschi vendimtar ndaj Cagliari-t

Juventus ka vuajtur por në fund ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-0 në transfertën ndaj Cagliari-t. Ndeshja e fundit e javës së 20-të të Serie A nuk ka dhuruar spektakël dhe Juve e kishte shumë të vështirë të zhbllokonte rezultatin.

Padyshim, Juve dominoi ndeshjen dhe u tregua e rrezikshme që në minutat e para me Dybala. Mundësi të mira kishin edhe Bernardeschi dhe Benatia, goli i të cilit anulohet për pozicion jashtë loje. Pas pushimit Cagliari mundohet të dalë përpara dhe të bëjë diçka por pa sukses. Dhe në minutën e 75-të erdhi goli i fitores.

Douglas Costa bën gjithçka mirë në të djathtën dhe fut një top të ulët në zonë për talentin italian Federico Bernardeschi i cili me portën e boshatisur e ka shumë të thjeshtë për të shënuar. Në minutat e mbetura Juve nuk e kishte problem të menaxhonte lojën duke mbajtur ritmin e Napolit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Seria A