Futboll

Juve tërhiqet për Schick, Sampdoria kërcënon: E shesim dy herë më shtrenjtë

Schick nuk është i shëndetshëm, është super i shëndetshëm. Ajo që i kanë gjetur lojtarit çek gjatë analizave është e barazvlefshme me një të ftohur. Nëse Juventus dëshiron të tërhiqet le ta bëjë, ne kemi 3-4 skuadra që janë gati për ta blerë lojtarin”, ka thënë sot për mediat italiane Massimo Ferrero, presidenti i Sampdorias, pas zërave për prishjen e marrëveshjes. Juventus arriti një marrëveshje me skuadrën blukaltër një muaj më parë, duke e blerë talentin 21-vjeçar çek për vlerën e 30,5 milionë eurove.

Massimo Ferrero, presidenti i Sampdorias

Edhe pse marrëveshja u arri, bardhezinjtë nuk e kanë depozituar ende kontratën, duke bërë disa analiza të tjera të lojtarit, që pritet të bëhen publike sot. Ndaj situata është e paqartë në lidhje me të ardhmen e Patrick Schick. “Nuk ka asnjë çështje, është e gjitha një farsë. Ne e marrim mbrapsht lojtarin nëse Juve nuk e do dhe mund ta shesim jo më 30, por 40 apo 50 milionë euro, duke qenë se klauzola e vjetër nuk ekziston më. Gjithçka bëhet për të prishur imazhin e lojtarit, që është një talent”, tha Ferrero, që ka asisttuar gjatë vizitave të dyta mjekësore në Romë, javën e kaluar.

Më shumë nga Futboll