Connect with us

Futboll

Juventus 2001, skuadra që “prodhoi” 14 trajnerë!!!

Kaq pranë, por aq larg edhe një herë tjetër! Ishte maji i vitit 2001, kur Juventus e pa titullin e Serie A t’i ikte nga duart për të dytën vit me radhë. Roma, që atëherë drejtohej nga Fabio Capello, kishte fituar 3-1 ndaj Parmës në javën e fundit të kampionatit dhe ishte shpallur kampione. Ajo do të ishte hera e fundit, që Roma do të festonte një titull në Itali. Totti, Batistuta, Montella dhe Cafu mbahen mend si lavdia e fundit e Romës, ndërsa Juve ka vazhduar ritualin e titujve, 32 gjithsej.

Futbollistët që u bë trajnerë: 1) Alessio Tacchinardi, 2) Zinedine Zidane, 3) Antonio Conte, 4) Igor Tudor, 5) Filippo Inzaghi, 6) Gianluca Zambrotta, 7) Edgar Davids, 8) Paolo Montero, 9) Ciro Ferrara, 10) Gianluca Pessotto, 11) Michelangelo Rampulla, 12) Marco Zanchi, 13) Athirson, 14) Juan Esnaider

Por ai brez që luajti me Juventus, në vitin 2001, të drejtuar nga Carlo Ancelotti, nuk u bë pjesë e historisë së klubit. Megjithatë, ishte momenti kur këta futbollistë po bënin shkollën e karrierës. Tani, 14 nga 27 anëtarët e asaj skuadre janë trajnerë. Ka nga ata që kanë arritur majat, por edhe nga ata që vazhdojnë punojnë në skuadra pa lavdi, por vetëm për të vazhduar jetën mas topit.

Carlo Ancelotti was sacked by Juventus after he failed to deliver the title two seasons in a row

Carlo Ancelotti u shkarkua në fund të sezonit ku punoi me 14 trajnerë të ardhshëm

Ja cilët janë 14 trajnerët që kanë luajtur së bashku te Juventus i sezonit 2000-2001 janë: Alessio Tacchinardi, Zinedine Zidane, Antonio Conte, Igor Tudor, Filippo Inzaghi, Gianluca Zambrotta, Edgar Davids, Paolo Montero, Ciro Ferrara, Gianluca Pessotto, Michelangelo Rampulla, Marco Zanchi, Athirson, Juan Esnaider.

[interaction id=”58d047f9496de0fe283e488a”]

Më shumë nga Futboll