La Liga

Juventus, 30 milionë euro për mbrojtësin Gaya

Juventus, gjatë merkaton së verës, do të vihet në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë, duke parë se e ardhmja e Asamoah dhe Alex Sandro nuk është aspak e sigurt.

Siç ka bërë të ditur “El Gol Digital”, drejtuesit bardhezinj kanë gjetur te Jose Gaya i Valencias, lojtarin e duhur. Për të siguruar shërbimet e tij do të duhen 30 milionë euro, shuma e përfshirë në klauzolën e lojtarit për prishjen e kontratës.

Spanjolli 22-vjeçar ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon me “Los Che” dhe ka ndihmuar ekipin me katër asiste. Një cilësi e rrallë kjo për një mbrojtës, që do t’i bënte shumë punë skuadrës së Allegri-t.

Më shumë nga La Liga