Merkato

Juventus, 4 largime pas blerjes së Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka qenë operacioni i shekullit. Juventus ka realizuar një goditje të jashtëzakonshme, por ka shpenzuar shumë, me një kosto totale prej 350 milionë eurosh. Bardhezinjtë, gjithsesi, do të kenë përfitime të mëdha ekonomike nga kjo blerje. Por bilanci duhet sistemuar menjëherë.

Si? Duket shitur disa nga lojtarët që ka në ekip. Në listën e atyre që mund të bjën valixhet janë: Higuain, Alex Sandro, Rugani dhe Marchisio.

Përtej miqësisë më CR7, duket se nuk ka më vend për argjentinasin në Torino. “Pipita” është një objektiv i Sarri-t, i cili do t’ia kërkojë Chelsea-it sapo të zyrtarizohet si trajner i londinezëve. Juventus e vlerëson 60 milionë euro, një shifër e lartë për një lojtar që ka vetëm një vit kontratë dhe që në dhjetor do të mbushe 31 vjeç.

Në mbrojtje ka patur një revolucion me marrjet e Spinazzola, Caldara dhe Cancelo, dhe lamtumira e Asamoah dhe Lichtsteiner. Por shitjet mund të mos kenë përfunduar, sepse do të largohet edhe njëri mes Rugani dhe Benatia. I pari mund të nënshkruajë për Chelsea-in, nëse Sarri do të zëvendësojë Conte-n, ndërsa i dyti e ka mbyllur keq sezonin, gjithmonë në stol në kampionat, dhe mund të shkojë te Marseille. Mund të largohet edhe Alex Sandro, i cili është një objektiv i PSG.

Ndërkohë, prej më shumë se një muaji flitet edhe për largimin e Claudio Marchisio-s, i cili nuk ka shumë hapësira në formacionin titullar. Lojtari ka marrë disa oferta të rëndësishme. E kërkon Monaco, që luan në Champions, por ka edhe një ofertë të pasur nga Emiratet.

Më shumë nga Merkato